Sot Lëvizjes Demokratike po i bashkangjitet i riu nga Tetova Emir Jonuzi

Emir Jonuzi, i lindur në vitin 1996 në Tetovë, është një shkencëtar i njohur në fushën e kimisë, me një kontribut të rëndësishëm në kërkimin shkencor ndërkombëtar. Gjatë studimeve të tij të magjistraturës, ai qëndroi në Poloni në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Wrocław (Wrocław University of Science and Technology), ku realizoi pjesën eksperimentale të magjistraturës dhe u bë pjesë e një grupi shkencor që punonte në një projekt të financuar nga Bashkimi Europian. Kjo përvojë ndërkombëtare i dha mundësinë të thellojë hulumtimet e tij dhe të kontribuojë në zhvillimin e kërkimeve të avancuara shkencore.

Marketing

Deri më sot, Emir Jonuzi ka publikuar 9 punime shkencore, shumica e të cilave janë publikuar në revista prestigjioze ndërkombëtare me impakt faktor të lartë. Këto punime janë vlerësuar për rëndësinë e tyre në fushën e kimisë dhe biokimisë-analitike, duke e pozicionuar atë si një zë të respektuar në komunitetin shkencor.
Pas diplomimit në vitin 2019 në Universitetin e Tetovës, ku mori titujt Profesor i Kimisë, Inxhinier i Biokimisë-Analitike dhe Magjistër i Kimisë, Emir Jonuzi nisi karrierën e tij si Asistent Part-time i Kimisë Fizike, Kimisë Mjeksore dhe Kimisë të përgjithshme dhe Inorganike në Departamentin e Kimisë në Universitetin e Tetovës, ndërkohë që punonte si profesor kimisë në shkollë të mesme.
Përveç angazhimeve akademike, ai ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka mentoruar nxënës që kanë arritur rezultate të shkëlqyera në gara të kimisë, duke përfaqësuar Maqedoninë në vende si Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Karriera e tij është pasuruar me një numër të madh certifikatash që vërtetojnë përkushtimin dhe suksesin e tij në edukim dhe kërkimin shkencor.