Mickoski: Filloi ndërtimi i shkollës së re fillore për 700 nxënës në Gazi Babë, si Qeveri do të mbështesim projekte të tilla kapitale

“Mirëdita edhe nga unë, të nderuar përfaqësues të mediave. Është kënaqësi për mua sa herë që jam pjesë e një ngjarje të tillë, siç është ky të fillojmë me ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore, ku nga aq sa arrita të informohem nga kryetari i komunës, mbi 700 femijë do të mund të fitojnë njohuri.

Marketing

Përgëzoj kryetarin e komunës, këshilltarët që mbështesin punën e kryetarit, deputetët që vijnë nga këtu, nga Komuna e Gazi Babës dhe administratën e cila është gjithmonë këtu për të ndihmuar në realizimin e projekteve të tilla.

Ne si Qeveri së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojmë të ndihmojmë në këtë lloj objektesh, investime kapitale. Arsimi është fokusi ynë dhe arsimi është bazë për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve, por në të njëjtën kohë është edhe themeli mbi të cilin një vend duhet të ndërtohet më tej.

Kështu që më lejoni edhe një herë të shpreh kënaqësinë time të madhe që mendoj se kryetari i komunës tha se brenda maksimum dy vjetësh, këtu do të ndërtohet një godinë e re përfaqësuese me cilësi evropiane në të cilën më shumë se 700 fëmijë do të mund të fitojnë njohuri, të kalojnë kohë me miqtë dhe të kalojnë ditët e tyre mësimore në këtë shkollë fillore.