19/10/2024
Ballina Lajme Maqedoni ZNAM nuk del nga qeveria, Dimitrievski zbutë qëndrimin për flamurin shqiptar

ZNAM nuk del nga qeveria, Dimitrievski zbutë qëndrimin për flamurin shqiptar

“Në fund të ditës sigurisht se ne të ZNAM-it nuk do të lejojmë që ndokush të gëzohet që ta dalim nga Qeveria për shkak të shkeljes së ligjit për përdorimin e flamujve ndërsa besoj se partnerët e tanë të koalicionit do ta tejkalojnë veten do të përkushtohen në ekonomi, reforma”, tha Maksim Dimitrievski, Kryetar i ZNAM.

Pra nuk do të dilni nga Qeveria edhepse flamuri qëndron.

“Për mua nuk është problem të valojë flamuri, për mua është problem kur përdoret në kundërshtim me ligjin në Institucione ku unë se tatimpagues, si qytetar i këtij shteti i jap tatimet që të marrin të gjithë këto ministra në foto duke më përfshirë edhe mua si kryetar i komunës paga”, shtoi Maksim Dimitrievski, Kryetar i ZNAM.

Do të thotë do të vazhdoni të qëndroni në Qeveri, nuk do të dilni

Absolutisht se nuk do të dalim nga Qeveria, ne hymë në Qeveri që të zbatojmë politikat që i premtuam qytetarëve që na dhanë mbështetje”

Dimitrievski nuk sheh asgjë të keqe që ka pranuar në takim ambasadorin rus ndërsa për rusishten, tha se ajo mësohet më shumë se 70 vjet në dy shkolla fillore dhe të mesme

“…ai vjen në qytet, unë e pranoj si të gjithë ambasadorët, paraprakisht atë të Amerikës, të Kosovës e kështu me radhë, unë e përfaqësoj qytetin dhe qytetarët dhe dera ime është e hapur. Ajo që Rusia është në luftë me Ukrainën dhe ka bërë agresion klasik ndaj Ukrainës, nuk na jep të drejtë që të shlyejmë nga historia Tolstoin apo Dostojevskin”, u shpreh Maksim Dimitrievski, Kryetar i ZNAM.

z.Dimitrievski ju thoni në dy shkollat ekziston, a do të kërkoni që edhe në Shkollat e tjera të mësohet

“Unë asnjëherë nuk kam kërkuar, ose eventualisht kushdo që ta kërkojë nuk ka interes në Shkollat tjera të mësohet, e madje as që ka kuadër që do ta mbante atë program”, shtoi ai.

Ai foli edhe për mjetet e ndara nga Qeveria prej të cilave Kumanova mori 4.5 milion euro. Nga këto mjete, vetëm një lagje e banuar me qytetarë të disa bashkësive etnike do të përfitojë kanalizim atmosferik ndërsa pjesa tjetër e mjeteve do të përfundojë në dy zonat ekonomike.

“…lagjja e vetme që do të investohet nga këto mjete është në rrugën “Bajram Shabani”, rrugë në të cilën jetojnë qytetarë të bashkësive të ndryshme etnike”, u shpreh Maksim Dimitrievski, Kryetar i ZNAM.

Dimitrievski tha se është i kënaqur me shfuqizimin e balancuesit pasi tha se ishte angazhim i partisë së tij pasi sipas tij shteti nuk ka parë asnjë të mirë nga ky mekanizëm. Lidhur me propozim ligjin e branitellave ai tha se nëse vjen në rend të ditës, ZNAM do të votoj pro këtij ligji./Alsat.mk

Marketing