Futbollisti kroat Luka Modric do të bëhet sonte lojtari më i vjetër që ka luajtur për Real Madridin në historinë e gjatë 122-vjeçare të klubit.
Skuadra spanjolle do të luajë ndeshjen ndaj Celta Vigos nga ora 21:00 dhe në formacionin e saj pritet të jetë mesfushori kroat, Luka Modric, kapiteni i Realit dhe Kroacisë, është 39 vjeç e 41 ditë.
Rekordin e mban ish-sulmuesi hungarez Ferenc Puskas, i cili luajti në kupë kundër Betisit në vitin 1966 në moshën 39 vjeç e 36 ditë.
ADVERTISING
Kroati u transferua në Real Madrid në vitin 2012, dy javë para ditëlindjes së tij të 27-të. Që atëherë, ai ka fituar 27 trofe me fanellën e bardhë, duke e bërë atë lojtarin më të dekoruar në historinë e klubit.