Trajneri shqiptar thotë se është “privilegj” organizimi i kampionatit Europian U21 me Serbinë

Përzgjedhësi i Shqipërisë U21 Alban Bushi thotë se nuk i intereson se bashkëpunojnë me Serbinë për ta organizuar Kampionatin Evropian “Euro 2027 U21”.

Marketing

Ai në konferencë për shtyp e vlerësoi si privilegj të madh për Shqipërinë organizimin e këtij evropiani, ngase sjellë shumë të ardhura.

“Organizimi i Euro U21 nuk më intereson se organizohet me Serbinë apo dikë tjetër, pasi sjell shumë të ardhura”.

ADVERTISING

“Është privilegj i madh për Shqipërinë”, deklaroi ai.

Bushi është trajneri i cili ka marrë shumë talentë nga Kosova duke i dërguar te Shqipëria. Rastet e fundit kanë qenë Medon Berisha e Adrion Pajaziti, tani që luajnë te ekipi A i “Kuq e Zinjve”.

Sidoqoftë, ai është duke vazhduar të provojë t’i bind talentët e Kosovës për t’iu bashkuar Shqipërisë, ku futbollisti i radhës që e ka në “radar” është Luan Simnica.

Ndër të tjera, Bushi fajësoi “ekipin A të Shqipërisë” që ua ka marrë disa lojtarë, kësisoj kanë “dështuar” të kualifikohen në këtë Kampionat Evropian.

“Ne kishim shumë dëmtime si Shpendi që na prishi punë. Ekipet e tjera marrin lojtarë nga Kombëtarja A dhe i zbresin poshtë”.

“Kombëtarja A na penalizoi në ndeshjen me Malin e Zi, takim që e humbëm dhe ishte determinant për vendin e dytë. E humbëm në fund fare në minutën e 92-të, por na duheshin lojtarët e talentuar që i dërguam te Kombëtarja e madhe. Fetai, Simoni e Pajaziti kanë marrë eksperiencë shumë të mirë nga ne, që kur të shkojnë te Sylvinho të jenë të përgatitur sa më shumë. Objektivi ynë kryesor është dërgimi i talenteve tek të rriturit. Potenciali ynë më i madh është nga shqiptarët që vijnë nga jashtë”.