Pas arrestimit, Ilir Meta dergohet tek Qendra e Paraburgimit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas arrestimit me urdhër të SPAK ka mbërritur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës e më pas është nisur për te Blloku i Sigurisë (qendra e paraburgimit).

Gazeta Panorama raporton se mbërritja e tij në Policinë e Tiranës u bë në mënyrë të fshehtë dhe jashtë syrit të mediave. Po ashtu raportohet se Ilir Meta brenda ambienteve të Policisë së Tiranës është shfaqur i tensionuar dhe ka debatuar me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Marketing

Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), e cila ka kryer një hetim pasuror ndaj tij.

Ky hetim besohet se është shkaku i arrestimit të sotëm, ndërsa ndaj tij ka edhe çështje të tjera hetimore.

Meta kishte qëndruar për më shumë se tre orë përballë hetuesve në Prokurorinë e Posaçme në qershor. Nga deklaratat e tij u mësua se ishte pyetur rreth çështjeve që lidhen me pasurinë e familjes.

Meta ka qenë president, kryeministër, ministër i Jashtëm, ndërsa kishte mbajtur edhe poste të tjera të larta shtetërore në Shqipëri.