Mexhiti: Ne dëgjojmë qytetarët dhe jemi këtu t’i zgjidhim problemet e tyre!

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka pritur në takim banorët e fshatit Batincë dhe banorët përreth, për t’i dëgjuar nga afër problemet me të cilat përballen banorët në fjalë, përfshi edhe ato që ndërlidhen me pikën për grumbullimin e mbeturinave “drislla”.

Marketing

“Sot prita një takim përfaqësuesit e Shoqatave ‘Vukat’ dhe ‘Rinia e Batincës’, ku diskutuam shqetësimet e banorëve të fshatit Batincë dhe lagjeve përreth, lidhur me menaxhimin e mbeturinave dhe mbetjeve medicinale nga Ndërmarrja Publike ‘Drislla’, që është në administrim të Qytetit të Shkupit. Banorët më informuan drejtpërdrejt për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore në zonë, si pasojë e menaxhimit të papërshtatshëm të deponisë nga drejtoria aktuale. Ata parashtruan një kërkesë të qartë për modernizimin e deponisë dhe respektimin e standardeve ekologjike evropiane, në mënyrë që të mbrohet shëndeti dhe mirëqenia e komunitetit”, shkroi në FB, Mexhiti.

Sipas tij Ministria e Mjedisit Jetësor, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin Jetësor, do të shqyrtojë kërkesat e banorëve dhe do të ndërmarrë masa inspektimi për të verifikuar nëse Ndërmarrja ‘Drislla’ i përmbush detyrimet e saj dhe për të identifikuar çdo mangësi në operacionet e saj.

“Paralelisht, do të shqyrtojmë mundësitë për sigurimin e fondeve të nevojshme për modernizimin e deponisë dhe përmirësimin e standardit jetësor të banorëve të prekur.

Qytetarët vlejnë dhe meritojnë të dëgjohen dhe jenë pjesë e vendimeve që ndikojnë në jetën e tyre!”, shkruan Mmexhiti në FB.