Macron bën thirrje për armëpushim pas vrasjes së liderit të Hamasit

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut se ai e sheh vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinëar si një shans për një fazë të re të mundshme të negociatave të armëpushimit në Gaza.

Marketing

Kështu ka bërë të ditur zyra e presidentit francez, raporton Sky News.

Macron gjithashtu bëri thirrje që Izraeli të ruajë infrastrukturën dhe të mbrojë civilët në Liban.