Nis me punë Grupi i punës për themelimin e Regjistrit për pronën e patundshme të shtetit

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për Qeverisje të mirë, Arben Fetai, sot në hapësirat e Qeverisë e hapi mbledhjen e Parë të Grupit të punës për gjetjen e zgjidhjeve për vendosjen e bazës së centralizuar të të dhënave për pronën e paluajtshme shtetërore.

Marketing

Në këtë mbledhje ishte prezent edhe Auditori i përgjithshëm shtetëror z. Maksim Acevski dhe auditorët nga Enti shtetëror për auditim.

Zëvendëskryetari i Qeverisë e inkurajoi Grupin e punës dhe bashkë me Auditorin e përgjithshëm shtetëror, u dhanë përkrahje anëtarëve për punën e tyre. Grupi i punës, me entuziazëm e pranoi detyrën e deleguar nga Qeveria.

Qeveria pret të ketë një zgjidhje konkrete për vendosjen e Regjistrit të centralizuar për pronën shtetërore të palujtshme.

Menaxhimi dhe udhëheqja me pronën e paluajtshme shtetërore, si komponentë e mjeteve jofinanciare të shtetit, janë të rëndësishme sepse mund të kontribuojnë në zgjidhjen e disa prej sfidave prioritare me të cilat përballet edhe Qeveria. Respektivisht, menaxhimi dhe udhëheqja e mirë me pronën e paluajtshme shtetërore, nga njëra anë, mund të kontribuojë në uljen e shpenzimeve të mirëmbajtjes, rikonstruktimit, dhënies me qira të pronës, dhe nga ana tjetër, mund të jetë burim i parashikueshëm për plotësimin e të ardhurave publike. Gjithashtu, rritja e transparencës dhe llogaridhënies për politikat publike për menaxhim efektiv dhe efikas të pronës shtetërore mund të kontribuojë në rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Shkëmbimi i pasaktë dhe jo në kohë i informacionit ndërmjet institucioneve të ndryshme shtetërore të cilat janë përgjegjëse për menaxhimin e pronës do të thotë se ka joefikasitet të konsiderueshëm dhe koordinim joadekuat në proceset e përdorimit dhe mirëmbajtjes së pronës.

Krijimi i bazës së centralizuar të të dhënave (Regjistrit) është i një rëndësie të veçantë për Maqedoninë e Veriut. Kjo bazë do të përmbajë informacion mbi të gjithë pronën e paluajtshme shtetërore, e cila gjithashtu do të përditësohet rregullisht dhe do të jetë e disponueshme për të gjitha institucionet përkatëse, në mënyrë që të sigurohet mbikëqyrje e saktë të gjendjes së pronës dhe të mundësohet planifikim dhe shpërndarje efektive.

Baza e centralizuar e të dhënave të pronës së paluajtshme shtetërore do të mundësojë evidencë të saktë, të dhëna të sakta dhe të përditësuara për të gjithë pronën, të cilat do të sigurojnë pasqyrë të qartë dhe transparencë. Planifikimi efektiv, informacioni rreth pronës do të mundësojë planifikim dhe shpërndarje më të mirë të resurseve publike.

Baza e centralizuar e të dhënave do të zvogëlojë rrezikun e përdorimit të paautorizuar dhe keqpërdorimit të pronës shtetërore. Qasja e lehtë në të dhëna të sakta do të mundësojë sjelljen e vendimeve të shpejta dhe efikase dhe do të rrisë efikasitetin e menaxhimit të pronës. Me zbatimin e këtyre zgjidhjeve, Republika e Maqedonisë së Veriut mund të përmirësojë ndjeshëm menaxhimin e paluajtshmërisë shtetërore, duke siguruar efektivitet, efikasitet dhe transparencë më të madhe në përdorimin e burimeve publike.

Marketing