Bojkoti i mësimit në Moranë hynë në javën e tretë, Janevska nuk i jep dritë jeshile mëvetësimit të shkollës

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska nuk I dha dritë jeshile mëvetësimit të shkollës periferike “Naim Frashëri” të fshatit Moranë të Komunës së Studeni¬çanit e cila tashmë ka hyrë në javën e tretë të bojkotit. Sipas Janevskës, kërkesa për ndarjen e objektit nga shkolla qendrore nuk mban dhe nuk ka asnjë arsye për t’u plotësuar. Madje, Janevska apeloi që nxënësit sa më shpejtë të kthehen në mësim.

Marketing

“Mua më vjen shumë keq që si ministre dhe ministri nuk mund t’ua plotësojmë kërkesën sepse ne vlerësuam se nuk mban kjo kërkesë. Unë kërkoj ndjesë por vlerësimi është se kërkesa për krijimin e një shkolle të re është “de facto” kërkesë për udhëheqës të ri që nuk është pjesë e procesit mësimor. Nëse ka numër të mjaftueshëm të nxënësve në ndonjë shkollë periferike nuk e kuptojmë pse duhet të ndahet nga shkolla qendrore. Ajo shkollë qendrore ka udhëheqës që mban llogari edhe për shkollat periferike, mëvetësimi në këtë moment nuk ka asnjë arsye”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.