Skënder Asani punëson katër familjar të tij në ITSHKSH

Nepotizmi dhe keqpërdorime serioze në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve! Drejtori Skënder Asani, mund të thuhet se është rekorder në Evropë, e ndoshta edhe më gjerë në zhvillimin e nepotizmin në institucion! E gjithë kjo bazuar në informatat të cilat kanë arritur në redaksinë e www.Ora24.tv, sipas të cilave, duke shfrytëzuar postin e drejtorit, Skënder Asani, ka punësuar katër familjar të tij tepër të afërt dhe atë:

Marketing

HIZER ASANIN – vëllaun i drejtorit / ARKIVIST,

SADIK ASANI – djali i vëllaut / ROJTAR,

MUHAMET AMETI – burrin e motrës/ MIRMBAJTËS

OMER DURA – bashkëshortin i mbesës / IT

Këtë e konfirmon edhe vetë instituti, tek i cili, pasi i morëm këto informacione i dërguam këto pyetje:

Pse është dashur që patjetër të punësohen këto persona, familjarë të drejtorit?
Me çfarë procedure janë punësuar dhe
A ka pasur konkurse siç parashikojnë ligjet përkatëse për punësim?
Në përgjigje nga ITSHKSH, thonë se:

Jo të gjithë personat e listuar për të cilët ju kërkoni informacion janë të punësuar me kohë të plotë në Institutin për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve.
Mënyra e punësimit: Mënyra e punësimit të personave të përmendur të cilët janë në punësim të rregullt bazohet në dispozitat e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës dhe Ligjit për të punësuarit në Sektorin Publik.
Procedurat e punësimit: Janë respektuar procedurat ligjore lidhur me procedurën e punësimit për personat e përmendur për të cilët kërkoni të dhëna, të cilët janë në punësim të rregullt pranë Institutit për Trashëgiminë Shpirtërore dhe Kulturore gjatë periudhës në të cilën kanë qenë të punësuar.
Arsyet e punësimit: Çdo punësim realizohet në bazë të nevojave ekzistuese për realizimin e veprimtarisë së Institutit, në punë që janë të sistemuara në Rregulloren për sistemimin dhe organizimin e vendeve të punës në institut, në bazë të punësimit vjetor. Plani, i cili miratohet çdo vit nga Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Skënder Asani është zgjidhur drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në Tetor të vitit 2014, ndërsa tani, sapo ka mbushur fiks 10 vite që e ushtron këtë post.

Ne i bëjmë thirrje publike institucioneve përkatëse si Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komisionit për Anti-korrupsion që të veprojnë për këtë rast.

Por nuk përfundon gjithçka me kaq, sepse në redaksinë e www.ora24.tv kanë arritur edhe informata të tjera, me të cilat nxiten dyshime serioze për keqpërdorimin e detyrës së drejtorit Skënder Asani.

Për këto do ju informojmë në ditët në vijim! Na ndiqni!/Ora24.tv

Gazetar: Mefail Ismaili

Linku i Videos:  https://youtu.be/E2dv2pVaV4I?si=E2QWEB8Zv7AKcXVi