Kasami: Presidentja të ndërmarrë masa, nëse vërtetohet se personat kanë precedent kriminel dhe se nuk do të duhej të ishin në listën për falje( VIDEO)

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se Komisioni për falje duhet të jetë më serioz në punën e saj dhe të fal vetëm ata njerëz të cilët mund të falen, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Marketing

“Kam pritur jo vetëm nga presidentja, por edhe nga Komisioni për falje që të jenë më serioz ndaj kësaj çështje, në drejtim të asaj që të falen vetëm ato persona të cilët vërtet e meritojnë faljen dhe si ky rast i cili mund të jetë jo i hijshëm për vetë vendimmarrjen që është bërë në kuadër të presidencës, që në këtë rast do ta kisha apostrofuar komisionin për falje”, tha Kasami.

Kasami pret që Presidentja të marrë masa ndaj personave të cilët janë me dosje kriminale dhe do t’i largojë nga falja.

Në lidhje me Akademinë shqiptare, Kasami tha se shqiptarët janë në atë fazë të zhvillimit të cilët me tre universitet duhet të jenë të përfaqësuar në nivelin akademikë.

Kasami se projekti për Akademinë shqiptare do të vazhdojë dhe se e njëjta do të mbështetet edhe nga komuna edhe nga VLEN.

“Ne nuk jemi kundër akademikëve shqiptarë në ASHAM, por do të mbështesim çdo zgjidhje institucionale ndaj kësaj çështje”, tha Kasami.  https://youtu.be/rH1NRyf8re8