Takim Mexhiti-Miljaniq: Ngritja e Partneritetit dhe Rrugëtimi Drejt Integrimit Europian

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti priti sot në një takim ambasadorin e Malit të Zi z. Zoran Miljaniq.

Marketing

Fillimisht ambasadori përgëzoi z. Mexhitin për detyrën e tij të re dhe ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të theksuar rëndësinë e marrëdhënieve tona dhe për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Diskutuan për mundësitë për zhvillimin ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. U theksua nevoja për të identifikuar projekte të përbashkëta që do të nxisin investimet dhe do të kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme të ekonomive mes dy shteteve. Sektorët si turizmi, energjia dhe bujqësia ofrojnë potencial të madh për bashkëpunim.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte rrugëtimi i përbashkët drejt Bashkimit Europian. Të dy vendet janë të angazhuar për të përmbushur kriteret e nevojshme dhe për të avancuar proceset reformuese. Bashkëpunimi ynë do të jetë kyç për arritjen e këtij qëllimi të përbashkët.

Gjithashtu, z. Mexhiti shprehu angazhimin e tij dhe të institucioneve për të forcuar marrëdhëniet me Malin e Zi dhe për të punuar së bashku drejt një të ardhmeje të suksesshme në Evropë.