Vdes aktori turk, te shqiptarët u bë i njohur me filmin ‘Ezel

Aktori i njohur turk, Tekin Temel, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare. Sipas mediave turke, Temel ndërroi jetë për shkak të një ataku në zemër . Ai ishte një figurë e njohur në televizionin dhe kinematografinë turke, duke luajtur në shumë seriale dhe filma të suksesshëm, përfshirë “Ezel”, “Güz Gülleri”, dhe “Eşkıya Dünyaya Hükümdar Olmaz”.

Marketing

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga menaxheri i tij, i cili shprehu ngushëllimet për familjen dhe të gjithë ata që e donin. Tekin Temel do të mbahet mend për kontributin e tij të madh në artin dhe kulturën turke.

Marketing