Largohen disa deponi të egra në disa komuna të Shkupit

Gjatë ditës së djeshme, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup realizuan
aktivitete për largimin e 65 metra kub mbetje nga deponitë e egra të
vendosura në komunat Çair, Qendër, Karposh, Kisella Vodë dhe Gjorçe
Petrov të Shkupit.
Është intervenuar edhe në bulevardin Aleksandri i Maqedonisë, si dhe në
rrugët Xhon Kenedi dhe Kërste Asenov në komunën Çair, ku janë ngritur 15
metra kub mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të
paligjshme.
NP Higjienë Komunale – Shkup dje pastroi edhe dy deponi më të vogla të
egra në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit, të vendosura në rrugën Nikolla
Parapunov, ku janë larguar 15 metra kub mbetje.
Ekipet e Ndërmarrjes kanë pasur aktivitete për pastrimin edhe të
deponisë së egër të gjerë të vendosur në parkingun e sallës sportive
“Boris Trajkovski”, gjatë së cilës janë ngritur 20 metra kub mbetje
kryesisht të vëllimshme.
Janë pastruar edhe rreth 15 metra kub mbetje nga ambalazhet e kartonit
të hedhura në sipërfaqet publike dhe të trafikut në afërsi të Zeginit në
Bit Pazar të Shkupit, si dhe në disa lokacione në lagjen Kisella Vodë.

Marketing