Eurointegrimi, Kasami: Angazhohemi për ndryshimet kushtetuese

Koalicioni VLEN, me përpjekje për të bërë ndryshimet kushtetuese. Kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami, ka deklaruar se në Qeveri po zhvillohen aktivitete në këtë drejtim, por pa publikuar më shumë detaje. Ai vetëm thekson rëndësinë e anëtarësimit të vendit në BE deri në vitin 2030 së bashku me Shqipërinë.

Marketing

“Angazhimi ynë si koalicion VLEN, por edhe si Qeveri është që sa më shpejt të tejkalohet ky ngërç dhe të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe sigurisht që interesimi ynë është që sa më shpejt të kapim hapin me Shqipërinë dhe në vitin 2030 të jemi dy vende të ardhshme anëtare të BE-së. Nuk do të kisha dashur të jap informata të cilat janë duke u diskutuar brenda Qeverisë dhe po punojmë intensivisht që të jetë kjo një realitet.”, – deklaroi kryetari i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami.