Muaji tetor, i njohur si “Muaji Rozë,” na ofron një mundësi të rëndësishme për të reflektuar dhe për të vepruar në drejtim të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit. Si kryetar i komunës, angazhimi ynë është i palëkundur në mbështetje të shëndetit dhe mirëqenies së çdo qytetari, veçanërisht për gratë, të cilat shpeshballafaqohen me sfida të mëdha në këtë rrugëtim.
Sot, në ngjarjen e organizuar para komunës, se bashku me drejtoreshës ekzekutive të organizatës EZRA, Liridona Beqiri, dhe mjekut onkolog Ilir Ismaili, patëm mundësinë të theksojmë rëndësinë e ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit dhe të inkurajojmë gratë të kenë kujdes për shëndetin e tyre. Ne, si shoqëri, kemi përgjegjësinë t’i mbështesim ato në çdo hap, duke ofruar informacion të vlefshëm, mbështetje emocionale dhe shërbime shëndetësore të nevojshme.
Fjalët e drejtoreshës Beqiri dhe mjekut Ismaili ishin të fuqishme dhe prekëse, duke na kujtuar se çdo histori është e rëndësishme dhe se çdo grua ka nevojë për mbështetje në këtë betejë. Në këtë ngjarje, ne festuam guximin dhe forcën e grave që kanë kaluar përmes sfidave dhe që vazhdojnë të japin një mesazh shprese për të tjerat.
Le të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar dhe të angazhohemi për një të ardhme më të shëndetshme për të gjitha gratë në komunitetin tonë. https://www.facebook.com/share/p/18C7gYh2bd/