Aleksandër Nikollovski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve
“Hekurudhë me Bullgarinë do të ketë në atë moment kur ne dhe Bullgaria do të dakordohemi se do ta përfundojmë hekurudhën bashkërisht”.
Ndërkaq, vetëm një javë më parë, i njëjti ministër shprehu skepticizëm rreth realizimit të këtij projekti.
Aleksandër Nikollovski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve
“Unë jam ende kundër këtij projekti. Ky projekt sigurisht që nuk do të funksionojë. A do të punojmë për një projekt të ri do të shohim”.
Edhe kryeministri Hristijan Mickoski, para vizitës, akuzonte Bullgarinë dhe Shqipërinë se nuk janë të interesuara në realizimin e projektit.
Drejtoria e Hekurudhave të Shqipërisë.
Drejtoria e Hekurudhave të Shqipërisë
“Korridori VIII është i ndarë në dy segmente në territorin shqiptar: Durrës – Rrogozhinë, për të cilën planifikojmë të finalizojmë marrëveshjet financiare brenda këtij viti, dhe Rrogozhinë – Pogradec, për të cilën është finalizuar projekti preliminar dhë është aplikuar pranë ËBIF për një grant për asistencë teknike për projektin e detajuar. Përsa i përket lidhjes me RMV, ju njoftojmë që është dorëzuar një aplikim i përbashkët (RMV – Shqipëri) pranë ËBIF për një studim të ri pre-fizibiliteti që do të përcaktojë gjurmën e re të lidhjes hekurudhore midis dy shteteve”.
Korridori 8 është pjesë e 10 korridoreve pan-evropiane të transportit, i cili duhet të kaloj nëpër qytetin e Durrësit, Elbasanit, Shkupit, Sofjes, Plovdivit, Burgasit dhe Varnës dhe është i gjatë 1,500 km. Gjatë vizitës që presidentja e KE-së realizoi në Shkup më 24 tetor, gjatë konferencës për media, theksoi rëndësinë e investimeve në projektin hekurudhor që është pjesë e korridorit 8 dhe që lidh vendin me Shqipërinë dhe Bullgarinë si dhe investimet në korridorin 10, duke thënë se, këto investime do ta shndërrojnë Maqedoninë e Veriut në qendrën kyçe të transportit si dhe do të sjellin shumë përftime për qytetarët.(Tv Shenja)