Flick i lumtur me fitoren: Nuk ishte e lehtë të luajmë ndaj Realit

Barcelona mbrëmë ka turpëruar Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.

Marketing

Skuadra katalanase fitoi “El Classicon” me rezultat 0-4, shkruan IndeksOnline.

Dy gola nga Robert Lewandowski dhe nga një të Lamine Yamal e Raphinas i sollen fitoren Barcelonës.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Hansi Flick u shpreh i lumtur me fitoren pasi tha se nuk është e lehtë të luash dhe të fitosh ndaj Real Madridit.

“Të gjithë jemi të lumtur. Tifozët tanë e meritojnë këtë. Ne po bëjmë mirë. Nuk ishte e lehtë të luajmë kundër Real Madridit, por ne u mbrojtëm shumë mirë. Ne duhet të vazhdojmë me këtë mentalitet”, deklaroi Flick.

Marketing