Fjalët e para të Rodrit pasi fitoi Topin e Artë, tregon momentin kur vendosi ta lë futbollin

Rodri është fitues i Topit të Artë për vitin 2024.

Marketing

Ai fitoi garën ndaj futbollistit të Real Madridit, Vinicius Junior, shkruan IndeksOnline.

Gjatë marrjes së çmimit, Rodri ishte i emocionuar, derisa ka treguar edhe një histori kur në një moment kishte marr vendim të linte futbollin, por këtë nuk e kishte pranuar babai i tij.

“Një ditë i thashë babait: ndalo, po e lë futbollin, ëndrra ime ka mbaruar. Por ai më tha… jo, vazhdo, le të përpiqemi deri në fund.

Sot jam këtu dhe ndihem krenar, më duhet të them faleminderit.”, ka deklaruar Rodri,

Futbollisti spanjoll, sezonin e fundit ishte një shtyllë e Manchester Cityt, duke fituar Premierligën derisa arriti edhe në finalen e Champions League.

Rodri po ashtu fitoi edhe Kampionatin Evropian me Spanjën “EURO2024”, gjatë verës.