Shkarkimi i Ten Hag, drejtuesit e Man. United duan ish-in e Barcelonës

Pas përfundimit të epokës së holandezit Erik ten Hag në pankinën e Manchester United, klubi tani po vlerëson se kush do të jetë trajneri që do të duhet të ringjallë një sezon që filloi me shumë vështirësi.

Marketing

“Djajtë e Kuq” kanë zgjedhur Ruud van Nistelrooy-n si trajner të përkohshëm, por sipas zërave të fundit, objektivi numër një mund të jetë Xavi Hernandez.

“Daily Mail” raporton një takim mes ish-lojtarit të Barcelonës dhe Omar Berradan, CEO i anglezëve, i cili ka ndodhur rreth dhjetë ditë më parë. Zëra të tjerë çojnë tek Edin Terzic (aktualisht pa ekip) dhe Thomas Frank (Brentford).