Azizi vlerëson se prapa këtyre letrave fshihet Artan Grubi.
“Ali Ahmeti nuk din të shkruaj letër, letra është e shkruar nga Artan Grubi. Po të ishte pak i sinqertë Ali Ahmeti, ai do të shkruante letër në momentin që ndodhi Marrëveshja e Ohrit, u vranë 600 ushtarë, pesëfishi më shumë se gjatë kohës së luftës, u vra komandant Teli, komandant Harun Aliu, Shaban Zenuni, Nuri Mazllari, komandant Shqiponja, ndodhi rasti Sopoti, rasti Brodeci, ndodhi Almiri, ndodhi Enciklopedia, ndodhi rasti Alfa, u rrahën shqiptarët, tifozët e Shkëndijës sa herë që luanin në Shkup, rriheshin vazhdimisht nxënësit shqiptarë nëpër autobus dhe Ali Ahmeti në asnjë moment nuk i shkruajti as korrit diplomatik, as kryeministrave shqiptarë, as kryetarëve të shteteve përkatëse për të senzibiluar për keqtrajtimin që ju bëhej shqiptarëve. Ali Ahmeti në këtë moment shkruan letër sepse rrezikohet ai, familjarët e vet dhe oligarkët të cilët i ka rreth vete për pasurinë që kanë krijuar milionëse dhe për të përgjegjësinë që shumë shpejtë do të duhet ta japin para organeve të drejtësisë”, u shpreh Azizi. https://youtu.be/L-whDp3TPEo