Gjenerali Wesley Kanne Clark shpallet “Qytetar Nderi” i komunës së Çairit

Wesley Clark më 13 Nëntor vjen në Shkup për të pranuar pllaketën e shpalljes si “Qytetar Nderi” i Komunës së Çairit

Marketing

Sot, Komuna e Çairit shpalli gjeneralin Wesley Kanne Clark si “Qytetar Nderi”. Ky vendim u miratua me unanimitet nga Këshilli i komunës dhe përfaqëson një njohje të merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Ky titull nderi, që do të jepet më 13 nëntor, shënon një moment të rëndësishëm për të gjithë ne, veçanërisht në kuadër të Ditës së Veteranëve të Shteteve të Bashkuara, që festohet më 11 nëntor. Gjenerali Clark, i njohur për rolin e tij të rëndësishëm në rivendosjen e paqes në Kosovë gjatë Luftës së Kosovës, do të vizitojë Shkup për të pranuar pllaketën e shpalljes si “Qytetar Nderi”.

Kjo ngjarje do të jetë një mundësi e veçantë për të shprehur mirënjohjen tonë për angazhimin e tij të palodhur për mbështetje të lirisë dhe stabilitetit në rajon. Njohja e Wesley Clark është një simbol i marrëdhënieve të ngushta dhe miqësisë midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

Marketing