Kurtishi: Posta mund të jetë njëra ndër gjeneruesit më të mëdhenj financiar

Orhan Kurtishi, drejtor i Postave të Maqedonisë dhe kryetar i
Alternativës dega në Kumanovë në Intervistën për Alsat-M, deklaroi se po
të mos ishte keqmenaxhimi i dikurshëm, Posta mund të jetë njëra ndër
gjeneruesit më të mëdhenj financiar.
“ Problemi rrjedh nga keqmenaxhimi i Postave. Duke filluar si në
aspektin financiar ku ka pasur keqpërdorime të mëdha. Posta gjatë një
viti kryen rreth 20 milion shërbime si në pjesën e letrave apo të pakove
dhe llojet e shërbimeve tjera që i kemi. Posta mund të jetë njëra ndër
gjeneruesit më të mëdhenj financiar, duke marr parasysh edhe ndërmarrjet
tjera. Mirëpo, fatkeqësisht, lërja pas dore e investimeve në Postë nga
qeveritë e kaluara ka sjell që tani të gjendemi në këtë situatë dhe të
ballafaqohemi me probleme të vazhdueshme” deklaroi midis tjerash
Kurtishi.

Marketing