Dhuna në vendet e Ballkanit, shtetet pa regjistra të dhënash për viktimat

Në Maqedoni ekzistojnë të ashtuquajturat qendra strehimi ose shtëpi të sigurta për viktimat e dhunës familjare, por për fat të keq ende nuk ka regjistër për mbajtjen e evidencës se sa viktima të dhunës në familje ka në një moment të caktuar dhe sa prej tyre janë tashmë në qendra të tilla. Zëvendësministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë thotë se kjo Ministri në periudhën e ardhshme duhet të punojë pikërisht në drejtim të zgjidhjes së kësaj çështje.

Marketing

“Fatkeqësisht, për momentin nuk mbahet regjistër i vetëm dhe kjo është diçka për të cilën duhet të punojmë në periudhën e ardhshme edhe sipas konventës, në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta për çdo gjë që raportohet në bazë të vetë qendrave ose nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, nëse denoncohet aty, duhet të regjistrohen, megjithatë, nuk ka regjistër të vetëm ku mund të japim numër të saktë në situatë të caktuar, sa janë nxjerrë, sa janë viktima në vetë qendrat e strehimit dhe sa qendra të punës sociale punojnë”, deklaroi Gjoko Velkovski – zëvendësministër për politikë sociale, demografi dhe rini.

Përveç vendit tonë, për regjistër të tillë qendror për viktimat e dhunës me bazë gjinore ka nevojë edhe Serbia fqinje, ku në 10 vitet e fundit janë vrarë gjithsej 300 gra pikërisht si pasojë e dhunës në familje.

“Është shifër mjaft dëshpëruese për të gjithë ne nëse themi se në dhjetë vitet e fundit, rreth 300 gra janë vrarë nga dhuna në familje. Pra, po, mendoj se çdo vend në rajon ka të njëjtin problem ose të ngjashëm. Ajo që ne po përpiqeni është regjistër qendror dhe publik, i cili parashikohet nga Konventa e Stambollit, kjo është diçka për të cilën ne luftojmë”, tha Nina Mitic, Ndihmës ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe dialog social.

Zbatimi në praktikë i Konventës së Stambollit në luftën kundër dhunës në familje është prioritet edhe për autoritetet në Kosovë.

Këto mesazhe u dërguan sot nga konferenca rajonale në kuadër të projektit – Të bashkuar kundër dhunës në familje në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga një organizatë humanitare gjermane dhe Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, e cila synon të bashkojë vendet e rajonit në luftë kundër dhunës me bazë gjinore. /Alsat.mk