Përballja e basketbollit vendor, në mes skuadrës “Çair 2030” dhe “MZT Skopje”, është shpallur si ndeshje e rrezikut të lartë nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë. Vendasit dhe drejtuesit e skuadrës nga Çairi, sugjerojnë se janë ndërmarë të gjitha hapat e sigurisë dhe besojnë se nuk do të ketë asnjë lloje të incidentit në tribunë, por edhe brenda palestrës sportive. Sfida në mes “Çair 2030” dhe MZT Skopjes do të zhvillohet sot në palestrën sportive “Shaban Trstena” na orën 18.00.
Sfida e javës së 5-të në basketbollin vendor, Çair 2030 – MZT Skopje, është shpallur si ndeshje e rrezikut të lartë nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë. Në takimin e fundit në Çair, sfida mes këtyre dy klubeve u ndërpre për shkak të sulmit të tifozëve ndaj disa personave të skuadrës mysafire, por që më vonëtë vazhdojë pa prezencën e publikut, duke u fituar nga ana e MZT Skopjes. Tani vendasit sigurojnë se janë ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë dhe se do të ketë një numër të madhe të forcave policore.