Habit konkurrenti i BBVK: Nuk ka njeri në Kosovë që paguhet më shumë se unë

Naim Bunjaku, i njohur si Xuxi, ka tërhequr vëmendje që në hyrjen e tij në “Big Brother VIP Kosova”.

Marketing

Së fundmi, ai diskutoi me Mevlanin për punën e tij në radio, duke treguar për angazhimin në emisionin e tij të mëngjesit.

Xuxi pretendoi se, duke punuar vetëm 30 orë në muaj dhe duke fituar rreth 1,000 euro, është personi më i paguar në Kosovë për orët efektive të punës.

Ai argumentoi se edhe pse ekzistojnë paga të larta, si 5,000 euro në muaj, ato zakonisht kërkojnë një angazhim më të gjatë, prej 160 orësh.

“Unë për 30 orë (punë) në muaj unë marrë… (afro 1.000 euro në muaj) dhe nëse e përkthejmë këtë në orë, nuk ka njeri që paguhet më shumë se unë në Kosovë.”