Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Skup mbrëmë kreu ekspertizë në Haraçinë, ku në një incident të armatosur humbi jetën një person, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime më të rënda, njofton Portalb.mk.
“Po ndërmerren të githë veprimet për zbardhje të rastit. Nga vendi i ngjarjes janë marrë gjurmë dhe materiale dëshmuese, janë siguruar dhe po kontrollohen xhirimet nga video mbikëqyrja, në trupin e të ndjerit do të kryhet autopsi. Informatat fillestare udhëzojnë në raporte të papastruara debitoro-kreditore si motiv i mundshëm i kryerësve, prej të cilëve njëri është privuar nga liria, ndërsa tjetri pokërkohet”, thonë nga PTHP Shkup.
Sipas MPB-së, dje rreth orës 19 nga Qendra urgjente “Nënë Tereza” në SPB SHkup është denoncuar se me lëndime nga armë zjarri janë sjellë S.A. dhe A.A. nga Haraçina. Sipas denoncimit, drejt tyre është shtënë me armë zjarri nga ana e dy personave të cilët kanë qenë me automobil “Audi”.