Policia e Elbasanit ka publikuar detaje lidhur me operacionin e koduar “Teza”, që çoi në arrestimin e 6 pedagogëve, një tjetër u shpall në kërkim, si dhe arrestimin e një shtetasi që luante rolin e sekserit.
Një ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë u arrestuan pedagogët Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Florinda Tarusha, Lënda dhe Monika Hodaj, ndërsa u shpall në kërkim Edlira Gugu.
Pedagogët morën lekë nga studentët për t’i kaluar në provime, furtunë arrestimesh në Universitetin e Elbasanit
Gjithashtu, u arrestua edhe shtetasi Gazmend Hodaj, i cili luante rolin e sekserit.
Policia në njoftimin e saj bëri të ditur se pedagogët kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31-vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazment Hodaj.
Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tezat e provimeve të studentes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.