Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot e ka pritur në takim ministrin për Eurointegrime, Orhan Murtezani, me të cilin kanë diskutuar për shfrytëzimin e fondeve IPA nga komunat.
Kasami tha se Qeveria e kaluar nuk e ka ndihmuar fare Komunën e Tetovës për thithjen e fondeve europiane, ndërsa shtoi se komuna ka disa projekte që janë në realizim e sipër me këto mjete, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ministri tregoi gatishmëri për të ndihmuar Komunën e Tetovës për vazhdimin e realizimit të projekteve që i kemi në realizim e sipër, por edhe për projekte të reja. Komuna e Tetovës ka disa projekte që janë në realizim që financohen nga fondet IPA dhe në të ardhmen do të vazhdojmë të aplikojmë për projekte të reja me të cilat do të përmirësojmë jetën e qytetarëve dhe kjo do të jetë në përputhje me qëllimin tonë që të investojmë sa më shumë në infrastrukturën e Tetovës, duke shfrytëzuar fondet europiane, të Qeverisë dhe fondet lokale. Dhe në këtë drejtim ishte edhe vizita e ministrit Murtezani, që komunat të kenë sa më shumë projekte në interes të Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot e ka pritur në takim ministrin për Eurointegrime, Orhan Murtezani, me të cilin kanë diskutuar për shfrytëzimin e fondeve IPA nga komunat.
Kasami tha se Qeveria e kaluar nuk e ka ndihmuar fare Komunën e Tetovës për thithjen e fondeve europiane, ndërsa shtoi se komuna ka disa projekte që janë në realizim e sipër me këto mjete, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ministri tregoi gatishmëri për të ndihmuar Komunën e Tetovës për vazhdimin e realizimit të projekteve që i kemi në realizim e sipër, por edhe për projekte të reja. Komuna e Tetovës ka disa projekte që janë në realizim që financohen nga fondet IPA dhe në të ardhmen do të vazhdojmë të aplikojmë për projekte të reja me të cilat do të përmirësojmë jetën e qytetarëve dhe kjo do të jetë në përputhje me qëllimin tonë që të investojmë sa më shumë në infrastrukturën e Tetovës, duke shfrytëzuar fondet europiane, të Qeverisë dhe fondet lokale. Dhe në këtë drejtim ishte edhe vizita e ministrit Murtezani, që komunat të kenë sa më shumë projekte në interes të qytetarëve”, tha Kasami.
Ndërsa ministri Murtezani theksoi se në tre vitet e fundit RMV ka humbur më shumë se 120 milionë euro, duke shtuar se kjo praktikë duhet të ndalet.
“Në cilësi të ministrit dhe koordinatorit të IPA fondeve isha në Tetovë, ku me kryetarin Bilall Kasami diskutuam për problemet me të cilat ballafaqohet komuna për shfrytëzimin e fondeve IPA dhe fondeve tjera nga BE. Konstatuam se të gjitha institucionet edhe komunat, kanë kapacitete të vogla absorbimi në mungesë të kuadrit profesional”.
“Ne kemi mekanizma me partnerët tanë strategjik, për të marrë sa më shumë fonde nga BE. E kam thënë disa herë që deri tani ka pasur trend marramendës të humbjes së fondeve. Vetëm tre vitet e fundit RMV ka humbur më shumë se 120 milionë euro fonde IPA. Ne u dakorduam që të bëjmë gjithçka që të ndërprehet kjo praktikë e deritanishme”, tha Murtezani.