Me këngë tradicionale, Kuksianët pritën sot kryeministrin Edi Rama për inagurimin e Urës së Madhe, e cilësuar si një nga veprat më të rëndësishme infrstrukturore që çliron trafikun në zonë.
“Ura hapet për të gjithë edhe për ata që ç’nuk thanë për këtë urë, deri tek ata që thanë që u këputën këmbët, por kjo ska këmb pasi është e shtrirë përgjatë një hapsirë dritë ndër më të mëdhat nga urat në Europë”, tha Rama.
E pranishme në inagurim, Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku e cilësoi investimin tepër të domosdoshën.
“Gjatë këtyre viteve i gjithë trafiku kalonte përmes një ure të ndërtuar në vitin 1978, dhe kjo pjesë ishte lënë jashtë vëmendjes”, tha Balluku.
Ura është një investim prej 50 milion eurosh, ndërsa ka një gjatësi totale prej 310 metra dhe lartësi prej 56 metra.
Projekti është financuar nga konçesionari i Rrugës së Kombit dhe konsiderohet si një nga urat me hapësirën më të madhe në Ballkan në tipologjinë e saj