Shtetasi i Maqedonisë e vret me thikë gruan para fëmijëve në Dortmund të Gjermanisë

Një rast i rëndë i dhunës ka ndodhur në një familje në Dortmund, Gjermani, një burrë 33-vjeçar, që më parë ka qenë i martuar me viktimën, dyshohet se e ka goditur me thikë gruan e tij të ndarë përpara syve të fëmijëve të tyre të vegjël, të moshave 3, 4 dhe 6 vjeç.

Marketing

Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje në një ndërtesë në qendër të qytetit të Dortmundit. Pas sulmit, gruaja, e cila ishte tre vite më e re se bashkëshorti i saj, pësoi plagë të rënda dhe ndërroi jetë më vonë në spital, shkruan RTL Gjerman.

Fëmijët e vegjël, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes së tmerrshme, vrapuan tek fqinjët, të cilët njoftuan policinë. Ndërkohë, i dyshuari u largua nga vendngjarja me makinë. Kur mbërritën ekipet e shpëtimit, gruaja ishte pa ndjenja dhe fatkeqësisht humbi jetën në spital. Fëmijët u dorëzuan në kujdesin e Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijëve, me planin që të transferoheshin te të afërmit e tyre gjatë ditës.

Sipas Prokurorisë, gruaja jetonte e ndarë nga bashkëshorti i saj, me origjinë nga Maqedonia, dhe kishte lëvizur në banesën e re së bashku me fëmijët vetëm disa ditë më parë. Thuhet gjithashtu se burri kishte shfaqur sjellje të dhunshme ndaj saj edhe më parë.