VLEN: BDI e zënë ngushtë! Drejtësia do t’ju ndjekë deri në vrimën e miut!

Data dhe vendi: 06 Nëntor 2024 – Shkup
Me sa duket, Arbër Ademi paska vendosur të dalë nga strofka! Sa herë që
zihen ngushtë, të BDI-së nxjerrin të njëjtët marioneta që kujtojnë se do
ta mashtrojnë popullin me lojërat e tyre të vjetra! Opozita po i
gërryen! Kanë filluar të jenë paranojak!
Konferencat qesharake për shtyp tregojnë se Artani dhe Përparimi janë të
frikësuar se do të përgjigjen për keqpërdorimet në Lotari dhe për atë
shkak e lëshojnë njëherë Blerimin, e tani edhe Arbrin që të akuzojnë për
gjoja krime që janë bërë kur Ahmeti ishte në koalicion me Gruevskin dhe
Mijallkovin.
Kur Blerimi dhe Arbri akuzojnë për pazarllëqe me ndërmarrje
serbo-bullgare, në fakt flasin për pazarllëqet e Artanit dhe Përparimit
me lojërat e bixhozit të nëntokës serbe dhe bullgare, të cilat,
koalicioni VLEN me interpretimin autentik, ua ndërpreu fluksin e parave
që merrnin rregullisht.
Koalicioni VLEN ka Plan konkret për ballafaqimin e pasojave të dëmshme
nga lojërat e fatit, i cili tashmë po zbatohet. Falë këtij plani hoqëm
lojërat e fatit nga shtëpitë e qytetarëve duke mbyllur katër kompani të
cilave Artani dhe Përparimi u dhanë pa bazë licencat e lojërave të fatit
në internet. Do të ketë pastrim të plotë të keqpërdorimeve në Lotari,
drejtësi për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, dhe Ligj të ri të
lojërave të fatit që do ta përgjysmojë numrin e kazinove.
VLEN do ta çrrënjosë bixhozin e instaluar nga Artani dhe Përparimi! Kjo
farë e keqe që mbollët do t’ju ndjekë gjatë kohë, sepse populli nuk
harron.
Derisa BDI ka luajtur me fatin e shqiptarëve, VLEN me punë siguron
mirëqenie për të gjithë qytetarët.

Marketing