Interi e njofton Arsenalin me humbjen në Champions

Interi ka shënuar fitore ndaj Arsenalit, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Marketing

Zikaltërit fituan para tifozëve vendas në ”Guiseppe Meazza”, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e nderit e shënoi Hakan Calhanoglu nga penalltia, në minutën 45+1.

Interi vazhdon të mbetet i pamposhtur, me 10 pikë në katër ndeshje të zhvilluara.

Në anën tjetër, Arsenali mbetet në kuotën e 7 pikëve.

Në ndeshjen e ardhshme, Inter e pret Leipzigun, ndërsa Arsenali do të jetë mysafire e Sporting Lisbonës.