AUV me apel: Qytetarët të raportojnë për ngordhjen e shpendëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në lidhje me sëmundjen e gripit të shpendëve, i cili së fundi është konfirmuar te dy shpendë të egër të ngordhur në Shkup, në dy raste të izoluara, apelon tek qytetarët, për shpendët e egra që i gjejnë të ngordhura (rosat, patat dhe të ngjashme) ta informojnë AUV-në në personalisht (në selinë qendrore ose në njësitë rajonale të Agjencisë), në linjën telefonike pa pagesë 0800 3 22 22 ose në [email protected]), shoqëritë veterinare.

Marketing

Nëse bëhet fjalë për lloje të tjera shpendësh të ngordhur dhe ngordhje të izoluara, duhet të raportojnë tek shoqëritë publike për asgjësim të padëmshëm të tyre.

“Sëmundja e gripit të shpendëve, edhe pse është zoonozë, në raste të tilla nuk paraqet kërcënim serioz për përhapjen e sëmundjes, as te shpendët dhe as te njerëzit. Sëmundja përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me zogjtë e infektuar ose me sekrecionet e tyre, veçanërisht fekalet. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë rikujton mbarështuesit e shpendëve se është e detyrueshme të raportojnë ndryshimet në gjendjen shëndetësore dhe rritjen e vdekshmërisë së shpendëve tek një veteriner apo shoqëri veterinare zyrtare, si dhe aplikimi i masave të biosigurisë gjatë zbatimit të të gjitha aktiviteteve në fermë”.

“AHV apelon për vigjilencë dhe marrjen e masave mbrojtëse për kategoritë e personave të ekspozuar ndaj rrezikut, pra për personat që mund të kenë kontakt të ngushtë me shpendët e infektuar. Zogjtë e egër, kryesisht ata shtegtarë, janë rezervuari dhe bartësit më të zakonshëm të virusit të gripit të shpendëve”, thonë nga AUV.