Gashi në Tiranë: Bashkëpunimi RMV-Shqipëri hap i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka realizuar vizitë zyrtare në Tiranë ku është takuar me homologen Elisa Spiropali. Spiropali nënvizoi se, vizita në Tiranë e Gashit, e cila zhvillohet pak kohë pas vizitës në Shkup të Kryetares Spiropali, dëshmon bashkëpunimin e ngushtë dhe intensiv mes dy Kuvendeve.

Marketing

“Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të sigurt në rajon”, theksoi Spiropali. Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi deklaroi gjatë takimit me Sppiropalin dhe kryetarin e Shqiprisë Bajram Begaj ndër të tjera ka deklaruar se e ka përgëzuar suksesin e Shqipërisë në lidhje me hapjen e grupit të parë të kapitujve në bisedimet për anëtarësim në BE.

Marketing