Nga Viti i Ri do të udhëtohet pa karton të gjelbërt në këto shtete

Kartoni i gjelbërt është vetëm dëshmi se pronarët e makinave kanë paguar tashmë sigurimin për makinën e tyre dhe nuk është një dokument më vete, por thjesht një konfirmim që keni paguar sigurimin, por për të është caktuar një shumë e caktuar parash.

Marketing

Deri nga mesi i muajit dhjetor 2024 do të dihet vendimi nëse qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të duhet të blejnë karton të gjelbërt në të ardhmen për të hyrë në Serbi, Shqipëri dhe Moldavi.

“Kjo kosto për qytetarët e Maqedonisë, por edhe për qytetarët e anëtarëve të tjerë të marrëveshjes së CEFTA-s, duhet të hiqet”, thotë Zdravko Iliq, ekspert për tregti në shërbime në Sekretariatin e CEFTA-s në Bruksel.