Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka kërkuar që askush të mos afrohet derisa të përfundojnë negociatat me burrin, i cili nuk pranon të flasë me efektivët.
Nuk dihet nëse burri është i armatosur. Restoranti në fjalë ndodhet në lagjen e 15-të të qytetit dhe më konkretisht në zonën Issy-les-Moulineaux.
Nuk bëhen të ditura motivet e autorit. Sipas mediave franceze, banorëve të zonës u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa qarkullimi është ndalur dhe policia ka rrethuar zonën.