Alternativa takoi strukturat dhe aktivin e partisë në Kumanovë

Sonte, Alternativa, nën moton “Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet”, zhvilloi një takim me strukturat dhe aktivin e saj në Kumanovë. Në këtë
takim ishin të pranishëm funksionarë të lartë partiakë, funksionarë shtetërorë dhe drejtorë. Kryefjala e takimit ishte llogaridhënia,
transparenca dhe përkushtimi i Alternativës si pjesë e Qeverisë, në kuadër të koalicionit VLEN.

Marketing

Fjalë përshëndetëse mbajtën:
•       Kryetari i degës së Kumanovës, Orhan Kurtishi,
•       Nënkryetarja e Alternativës, Safije Sadiki Shaini,
•       Sekretari i Sekretariatit për Marrëdhënie me Publikun, Driton
Sulejmani,
•       Deputetja e Kuvendit, Imerlije Saliu,
•       Sekretari i Përgjithshëm, Amir Elezi.

Në fund të takimit, Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, iu
drejtua të pranishmëve duke thënë:
“Arsyeja e vizitës sonte, ndër të tjera, është edhe t’ju falënderojmë
për përkrahjen tuaj. Kur kemi parasysh emigrimin e madh të të rinjve
tanë gjatë viteve të kaluara, e kuptojmë se sa e rëndësishme ka qenë që
BDI-në ta çojmë në opozitë.”

Gjithashtu, Ibrahimi theksoi: “Në të kaluarën, politikanët i takonin
qytetarët vetëm gjatë kampanjave zgjedhore. Ne duam të vendosim një
standard të ri, të vijmë para jush për llogaridhënie. Për herë të parë,
kemi mbi 20 milionë euro për komunat shqiptare, duke mos bërë dallime
partiake, ndryshe nga BDI-ja, që komunave opozitare ua merrte
kompetencat. Zgjidhja përfundimtare e shkollës në Çashkë, rritja e
rrogave dhe pensioneve, si dhe Abetarja Kombëtare janë disa nga arritjet
tona.”

Në fund, Ibrahimi dha lajmin e madh për ndërtimin e mbi 10 sallave
sportive në vendbanimet shqiptare gjatë vitit të ardhshëm. Ai gjithashtu
potencoi se përfaqësimi dinjitoz i shqiptarëve në pushtet është një ndër
arritjet më të mëdha, duke vlerësuar meritat e Sekretarit Organizativ te
Alternatives, Bashkim Murtezit nga Kumanova. “Edhe pse raporti i numrave
nuk është i favorshëm për ne, përqindja e përfaqësimit të shqiptarëve në
pushtet është në nivelin e duhur,” tha Ibrahimi.

Takimi u zhvillua në një atmosferë demokratike, me diskutime për
situatën aktuale politike, strategjitë e qeverisë dhe planet për vitin e
ardhshëm.

Gjithashtu, u theksua se integrimi në Bashkimin Europian mbetet
prioriteti kryesor i Alternativës dhe se Qeveria VLEN është e
përkushtuar që ky proces të përfundojë me një epilog pozitiv, duke çuar
Maqedoninë e Veriut drejt hapjes zyrtare të negociatave me BE-në.

Takimet do të vazhdojnë edhe në vendbanime të tjera, ku Alternativa do
të ballafaqohet me çdo problematikë dhe kërkesë, duke dëshmuar
përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë.

Marketing