Kabineti qeveritar i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka miratuar sot dy nisma, një ditë para mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Maqedoninë së Veriut në Prishtinë. Në mbledhjen elektronike të kabinetit Kurti është miratuar Nisma për lidhjen e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Kosovë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut për implementimin e marrëveshjes për pikat e përbashkëta të kalimit kufitar Hani i Elezit-Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë. Nisma e dytë e miratuar nga kabineti qeveritar ka të bëjë mbi lidhjen e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Maqedonisë së Veriut, në sektorin e energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre.