Mungesa e autobusëve, të premten protestë para Qytetit të Shkupit

Pavarësisht njoftimit të Qytetit të Shkupit se qytetarët do të kenë transport të rregullt me ​​autobus dhe se autobusët e NTP “Shkupi” do të funksionojnë me kapacitet të plotë, në kryeqytet po ndodhë rrëmujë e madhe në stacionet e autobusëve nga pritjet e qytetarëve me orë të tëra. Pikërisht për këtë, qytetarëve të Shuto Orizares duket se ju ka ardhur “në maje të hundës” nga pritjet e tepërta. Me qëllim të shprehjes së pakënaqësisë me mosfunksionimin e transportit publik, qytetarët e Shutkës, të udhëhequr nga kryetari Kurto Dudush, kanë paralajmëruar një protestë për të premten, më 22 nëntor, përpara qytetit të Shkupit.

Marketing

Dudush tha për gazetën KOHA se kjo protestë ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për kushtet e vështira të transportit dhe mungesën e shërbimeve publike.

“Me qëllim të shprehjes të pakënaqësisë me mosfunksionimin e transportit publik, Komuna e Shuto Orizares mbështet qytetarët në organizimin e një protestë të madhe të kombëtareve para qytetit të Shkupit. Prandaj, ftojmë të gjithë qytetarët, studentët, punëtorët dhe pensionistët të bëhen pjesë e protestës që është zgjidhja jonë përfundimtare për të zgjidhur problemin e të gjithëve”, informoi ai. Ai shtoi se qytetarët kërkojnë funksionimin e transportit publik, pasi mungesa e autobusëve po ndikon negativisht në ekonominë dhe shërbimet për qytetarët.

“Përmes protestës presim që t’i përcjellim mesazhin kryetares së Qytetit të Shkupit dhe NQP-së që qytetarët e Komunës së Shuto Orizares dhe qytetarët e Shkupit në përgjithësi t’i marrin shërbimet, për të cilat paguajnë dhe se mosfunksionimi i transportit publik për vitin e dytë jo vetëm që ndikon në përkeqësimin e gjendjes ekonomike të qytetarëve që duhet të përdorin transportin privat, por ndikon edhe në humbjen e vendeve të punës për shkak të parregullsive të punës, mungesës së nxënësve në mësime dhe mos vizita e mjekëve nga të moshuarit dhe të sëmurët”, theksoi Dudush.

Ndërkohë, transportuesit privatë në qytetin e Shkupit “Jofi Bus”, “Vestor Trans”, “Rados Kompani” sot përmes një komunikate apelojnë tek autoritetet që menjëherë të bëhet një takim i zgjeruar për zgjidhjen e problemit me transportin publik urban. “Jemi dëshmitar të gjendjes me transportin publik urban në Qytetin e Shkupi e cila po përkeqësohet nga dita në ditë. I bëjmë edhe një herë një apel publik autoriteteve që të zhvillojnë menjëherë një mbledhje të zgjeruar për të zgjidhur problemin me transportin publik urban.Transportuesit privatë kanë 200 autobusë që nuk janë plotësisht të shfrytëzuar dhe me të cilët mund të plotësojmë mungesën e autobusëve të NQP-së.

Sipas transportuesve privatë, për të përmbushur plotësisht orarin dimëror, sipas vendimit të Këshillit për transport linjor të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit, nevojiten 352 autobusë ose rezervë gjithsej 444 autobusë. Ata deklarojnë se aktualisht mungojnë 160 deri në 200 autobusë në bazë ditore. Nga “Jofi Bus”, “Vestor Trans” dhe “Rados Kompani” thonë se informacionet që janë publikuar në publik nuk janë të sakta, se nëse rritet çmimi për një kilometër të kaluar te transportuesit privatë, do të nënkuptojë edhe rritje të çmimit të biletës. (koha.mk)