Alfabeti i shqipes dhe Ismail Kadare u bënë bashk në ITSHKSH

 

Drejtori i ITSHKSH-së, Prof. Dr. Skender Asani, ndër të tjera nënvizoi se Kongresi i Manastirit ka shërbyer si një ngjarje unifikuese për shqiptarët dhe një urë komunikimi me fqinjët ballkanas e miqtë evropianë. Ai vlerësoi se letërsia shqipe, përfaqësuar nga emra të shquar si Ismail Kadare, ka ndjekur dhe ruajtur trashëgiminë e elitës kulturore shqiptare, duke ndërtuar monumente të përhershme të kujtesës kombëtare, andaj ai është dhe tema qendrore e edicionit të sivjetshëm, u shpreh drejtori Asani.

Marketing

Shkup, 23 Nëntor 2024 – Si çdo vit, edhe sivjet, ITSHKSH nga data 14 – 22 nëntor, në kuadër të manifestimit kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit“, ishte epiqendër e aktiviteteve për shënimin e 116 vjetorit të Kongresit të Manastirit, një ngjarje kjo që përkon edhe me 17 vjetorin e themelimit të ITSHKSH-së.

E veçanta e manifestimit të sivjemë ishte tema qendrore “Profili shumëdimensional i shkrimtarit Ismail Kadare”, që u trajtua edhe si lajtmotivi në tribunën shkencore me të njetin emër, por edhe si ndërlidhje me historinë e lavdishme të abc-së shqipe.

Mbi këtë dhe veçantitë tjera foli që në hapje të këtij manifestimi (14 nëntor) edhe drejtori i ITSHKSH-së, Prof. Dr. Skender Asani, i cili, ndër të tjera nënvizoi se Kongresi i Manastirit ka shërbyer si një ngjarje unifikuese për shqiptarët dhe një urë komunikimi me fqinjët ballkanas e miqtë evropianë. Ai vlerësoi se letërsia shqipe, përfaqësuar nga emra të shquar si Ismail Kadare, ka ndjekur dhe ruajtur trashëgiminë e elitës kulturore shqiptare, duke ndërtuar monumente të përhershme të kujtesës kombëtare, andaj ai është dhe tema qendrore e edicionit të sivjetshëm, u shpreh drejtori Asani.

Pjesë e aktiviteteve të organizuara në nder të “Ditëve të Alfabetit”, ishin edhe autoritetet e larta qeveritatare, përfshi edhe Zëvendëskryeministrin e Parë në Qeverinël e RMV-së, Izet Mexhiti, i cili që në hapje të këtij manifestimi, në fjalën e tij përshëndetëse , e përshkroi rrugën historike 116 vjeçare të Kongresit të Manastirit si një hallkë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një kujtesë për përgjegjësinë që bartësit e funksioneve politike kanë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Sivjet, për dallim nga vitet tjera, është vërejtur një reflektim pozitiv nga ana e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të RMV-së, që u shpreh edhe në praktikë me prezencën e sekretarit të kësaj Akademie, Bllazhe Boev, në hapjen e manifestimit, i cili ndër të tjera u shpreh se përdorimi i gjuhës amtare është një e drejtë themelore dhe se zhvillimi i larmisë gjuhësore në Maqedoni është vlerë që e pasuron vendin.

Ndërkaq një bashkëpunim solid ITSHKSH tash më disa vite e ka edhe me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë dhe, për të marrë pjesë në hapjen e “Ditëve të Alfabetit”, kishte ardhur përfaqësuesi i kësaj akademie, Akademik Gëzim Hoxha, i cili vuri në dukje simbolikën e Kongresit të Manastirit si një faktor përbashkimi kombëtar dhe faktor kohezioni mes shqiptarëve kudo që ata ndodhen.

Për të nderuar me pjesëmarrjn e tij, në hapje të këtij manifestimi ishte edhe konsulli i Ambasadës së Shqipërisë, Enea Rrapo, kurse një privilegj i veçantë ishte prania e trungut familjar Qiriazi-Dako, me ç’rast foli Suejla Dako, përfaqësuese e këtijtrungut, në emër të Robertit, nipit të Sevasti Qiriazit, e cila u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të ndjekin frymën rilindase.

Një pjesë e rëndësishme e manifestimit ishte përurimi i botimit të edicionit të pestë të Ditëve të Alfabetit nga kryeredaktorja dhe bashkëpunëtorja hulumtuese e ITSHKSH Hidajete Azizi, botim ky që përmbledh aktivitetet shkencore nga po ky manifestim vitin e kaluar.

Kryengjarja e manifestimit të sivjemë kulturor-shkencor “Ditët e Alfabetit” ishte organizimi i tribunës shkencore (20 nëntor) me temën qendrore “Profili shumëdimensional i shkrimtarit Ismail Kadare”, me ç’rast studiues nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi trajtuan me qasje të ndryshme dhe unike figurën e Ismail Kadaresë.

Për ta përshëndetur këtë tribunë, kishte ardhur deputja Merita Kogjagjiku, e cila e përfaqësonte edhe Zv. Kryeminstrin e parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Izet Mexhiti. Ajo, në mes tjerash, vuri në dukje se Ditët e Alfabetit që po mbahen në ITSHKSH përkojnë me një ngjarje të madhe të kombit siç ishte Kongresi i Manastirit.

Ndërkaq, drejtori i ITSHKSH, Prof. dr. Skender Asani, shprehu konsiderata dhe falënderimet drejtuar studiuesve pjesëmarrës, duke theksuar se emri dhe vepra e Ismail Kadaresë paraqet një aset të çmueshëm në panteonin e kulturës shqiptare, prandaj edhe kjo tribunë që sot po mbahet është në funksion të afirmimit të kësaj vlere kombëtare.

Kontributin e tyre me kumtesa në këtë tribunë, duke elaboruar në hollësi disa aspekte të veprës letrare të Kadaresë, e prezantuan studiuesit: Isak Shema -“Takime dhe biseda mbresëlënëse me Ismail kadarenë”, Begzad dhe Myrvete Baliu – “Struktura përmbajtësore e onomastikës së romaneve të Ismail Kadaresë”, Viola Isufaj – “ Pushteti politik në veprën e Kadaresë“, Bashkim Kuçuku – “Vepra e Ismail Kadaresë në kritikën botërore”, Sadik Bejko – “ Mbi Kadarenë poet”, Shpresa Memedi Purde – ”Vepra e Ismail Kadaresë, zëri i një epoke “, Jorina Kryeziu Shkreta: “Ismail Kadare në shtresat më të ndryshme të kultures botërore”, Fatmir Koliqi – Ritregimi i historisë ndërgjegja e Kadaresë”, Arben Veselaj – “Kadare – shkrimtar reprezentativ i letërsisë antitotalitare të shek. XX”, Valdeta Kasapi – “Mendimi kadarean në fokusin medatik”, Nduke Ukaj – ” Ismail Kadare: kryqëzime letrare dhe kulturore”, Afrim Rexhepi: “Vlerat estetike në vepërn e Ismail Kadaresë”, Ardijan Ramadani: “Kadareja nga prizmi i disa letrarëve francezë”, Emin Azemi: “Eseistika, ose një sprovë për të rinjohur Kadarenë të plotë”.

“Ditët e Alfabetit” kanë vazhduar ditën e enjte (21 nëntor) me organizimin e një ekspozite me dorëshkrimet e Ismail Kadaresë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë. Me këtë rast drejtori Asani në fjalën e tij përshëndetëse tha se përmes mbështetjes dhe aktiviteteve të përbashkëta me Arkivat e Përgjithshme të Shtetit Shqiptar, të dyja këta institucione japin shembullin se si duhet bashkëpunuar dhe vepruar institucionalisht në drejtim të funksionimit shkencor e arkivor në të gjitha hapësirat shqiptare, me qellim të afirmimit të vlerave të trashëgimisë së pasur shpirtërore e materiale të shqiptarëve kudo qofshin ato. “Vetëm kështu mund të shkojmë përpara si komb, sepse kemi një gjuhë, një histori, një traditë. Arkivi është vendi ku ruhet gjithë trashëgimia jonë kulturore”, pohoi drejtori Asani.

Për drejtorin e APSH-së, Ardit Bidon shqiptarët kanë ditur të ndërtojnë çdo herë platforma të shëndosha kombëtare pavarësisht vendndodhjes së tyre. “Institucionet tona pavarësisht kufijve politik ruajnë dhe promovojnë të njëjtin identitet, të njëjtën trashëgimi materiale e arkivore. E ku ka më mirë se sa ta përcjellësh këtë identitet të përbashkët përmes një ekspozitë të dorëshkrimeve të shkrimtarit Ismail Kadare, siç po bëjmë këtë vit në kuadër të Ditëve të Alfabetit ”, u shpreh Bido. Mbi 44 000 dorëshkrime të Kadaresë, vijoi më tej ai, janë dorëzuar nga familja e shkrimtarit si një amanet i padeklaruar por gjithmonë i thënë përgjatë jetës së tij. Dorëshkrimet e Kadaresë, tanimë prej disa muajsh ndodhen në APSH, aty ku edhe e kanë vendit e vet, nënvizoi drejtori Bido.

Në hapjen solemne të ekspozitës me fotografi nga dorëshkrimet e Ismail Kadresë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadave dhe funksionarë të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Krejt në fund, “Ditët e Alfabetit” u përmbyllën me një akademi solemne (22 nëntor) në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, në prani të autoriteteve të larta qeveritare dhe të korit diplomatik. Një fjalën e tij përshëndetëse, drejtori i ITSHKSH-së, Prof.dr. Skender Asani, tha se tani,116 viteve pas Kongresit të Manastirit, kur gjuha shqipe është konsoliduar dhe standardizuar brenda kodeve të komunikimit dhe interaktivitetit publik, na mbetet edhe shumë punë për të bërë që kjo gjuhë të gjejë

vendin e vet në kushtet kur bota gjithnjë e më tepër po shkon drejt globalizmit dhe digjitalizimit.

Ndërkaq, Zv. Kryeministri i Parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, pasi përgëzoi ITSHKSH-në në etablimin e suksesshëm disavjeçar në përpjekjet për të afirmuar dhe avancuar gjuhën shqipe, vuri në dukje se politikat e mirëfillta institucionale janë të domosdoshme për ruatjen e

gjuhës dhe të identitetit kombëtar.

“Nocioni i identitetit në shek.XXI është aq aktual sa në shek. XIX. Të flasësh për identitet shqiptar, si përbërës të identetit europian, është e pamundur të mos flasësh për gjuhën e tij. Që një popull të jetojë, nevijitet homogjenizimi i memories kolektive me dëshmi të shkruara që i mbijetojnë kohës. Këto dëshmi kodifikohen me elementet themelore, gjuha dhe alfabeti. Për të ruajtur këtë gjuhë nga i ashtuquajturi imperalizëm gjuhësor, duhen përpjekje për të ruajtur gjuhën dhe identitetin tonë kombëtar me politika

të mirëfillta institucionale”, nënvizoi Mexhiti.

Duke iu bashkangjitur kësaj feste të dyfishtë, Ivanka Vasilevska – Kryetare e Komisionit për Arsim dhe Shkencë në Kuvendin e RMV, theksoi se ITSHKSH, si një prej institucioneve më të rëndsishme në vend, është model i mirë i simbiozës së vlerave dhe të arriturave shkencore e humane. Ajo në vazhdim vuri në dukje se diversiteti kulturor i Maqedonisë dhe zhvillimi i marrëdhënieve të ndërsjella është jashtëzakonisht i

rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të mendimit shkencor dhe është një kontribut i fuqishëm për forcimin e respektit dhe promovimin e bashkëjetesës multietnike. Në përmbyllje të fjalës së saj, Vasilevska, në emër të Kuvendit të RMV dhe të qytetarëve maqedonas uroi 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe 17 vjetorin e themelimit të ITSHKSH-së.

Kongresi i Manastirit të kujton angazhimin dhe guximi e atyre që ndërtuan themelet e identitetit tonë kulturor, ndërsa themelimi i ITSHKSH-së përfaqsëson vijimësinë e vizionit për zhvillimin e trashëgimisë sonë kombëtare, theksoi Ambasadori i Shqipërisë në RVM, Denion Meidani.

Nderimin, por edhe mbështetjen ndaj punës që po bën ITSHKSH, në krye me drejtorin, Skender Asanin, me prezencën e tyre e shprehën edhe diplomatët e huaj të akredituar në Shkup, të cilët gjatë Ditëve të Alfabetit, dhe sidomos në akademinë solemne, dhanë një kontribut të çmueshëm në inkurajimin e përpjekjeve të vazhdueshme që po bën ky institucion në avancimin dhe konslidimin e veprimtarisë hulumtuese-shkencore.

Një kontribut të tillë dha edhe përfaqësuesja e Ambasadës së ShBA, zonj.Kelly Mc.Caleb, e cila të

pranishmëve iu drejtua në gjuhën shqipe, me ç’rast uroi 116 vjetorin e Kongresit të Manastiorit dhe 17 vjetorin e themelimit të ITSHKSH-së, me të cilin, siç tha ajo, kemi një bashkëpunim të shkëlqyer. “Prandaj përgëzoi drejtorin Asani dhe stafin e Institutit për të gjitha arriturat e deritanishme, që janë edhe garancë për vazhdimin e partneritetit tonë”, vuri në dukje diplomatja amerikane zonj.Kelly Mc.Caleb.

Përpos përfaqësueses së Ambasadës Amerikane, në këtë Akademi solemne ishin edhe Ambasadori i Francës, Christophe de Rigoleur, Ambasadorja e Gjermanisë – Petra Drexler, Ambasadori i Çekisë – Jaroslav Ludva, përfaqësuesi i Ambasadës së Austrisë, Mathias Humenberg, të cilët i uruan drejtorit Asani 116 vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe 17 vjetorin e themelimit të ITSHKSH-së, duke shprehur me këtë rast gatishmërinë për një bashkëpunim të vazhdueshëm .

Promotori i një partneriteti vëllazëror me ITSHKSH-në është edhe Ardit Bido, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, i cili në fjalën etij nënvizoi se Kongresi i Manastirit shpalosi disa simbolika, që përputhen me vlerat europiane.

“Së pari, simbolikën e kompromisit. Kishte disa alfabete. Rexhep Voka nga Maqedonia e Veriut, shkruante në alfabetin e shqipes bazuar mbi gërma arabe. Kryepeshkopi i Shkupit, Lazër Mjeda shkruante në alfabet tërësisht latin. Ishte Josif Bagëri, i cili shkruante në një alfabet me bazë cirilike. Doktor Kristidhi nga Manastiri shkruante me një alfabet me bazë në gjuhën greke. Gjerasim Qiriazi, themelues i protestantizmit të shqiptarëve, shkruante në alfabetin e Stambollit. Kishim alfabetin e Anonimit të Elbasanit, alfabetin e Naum Veqilharxhit etj. U zgjodh që të ishin vetëm 2 prej tyre, prej kompromisit mes njerëzve që arritën të mblidheshin dhe të binin dakord për unitetin e identitetin kombëtar. Pavarësisht se zgjodhën një alfabet, e dinin se njëri prej tyre do të triumfonte. Elementi i tretë është barazia dhe gjithëpërfshirja. Kemi përfaqësues nga mbarë trevat, fetë dhe nga të dyja gjinitë”, u shpreh Bido.

Në përmbyllje të kësaj akademie solemne, me një fjalë përshëndetëse u paraqit edhe Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, i cili foli për rëndësinë e gjuhës amtare që nga lindja dhe zhvillimi i njeriut, por edhe si mjet për t’u marrë vesh edhe me ata që ke pasur konflikt. Ai potencoi edhe rëndësinë e njohjes së gjuhëve të tjera, si urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.