Visar Ganiu Sot kemi përfunduar me sukses asfaltimin e një pjese të rrugës “Petre Georgiev”, duke vazhduar përkushtimin tonë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të komunës sonë. Punimet ndikuan drejtpërdrejt në lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.
Investimet në rrugë dhe hapësira publike janë prioritet i yni, sepse besojmë se një infrastrukturë moderne është bazë për zhvillimin e çdo komuniteti. Do të vazhdojmë me nisma të tjera të ngjashme për të garantuar kushte më të mira për të gjithë qytetarët e Çairit. https://www.facebook.com/share/17UgxpWoP3/