Të shtëna pranë ambasadës izraelite në Aman, ka dhe viktima

Një burrë u vra në të gdhirë të mëngjesit të sotëm pasi hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë në zonën e ambasadës izraelite në kryeqytetin jordanez, Aman. Mediat lokale raportojnë se janë plagosur edhe tre anëtarë të shërbimeve të sigurisë.

Marketing

“Drejtoria e Sigurisë Publike njoftoi se kishte zbuluar një incident të të shtënave kundër një patrulle në lagjen Rabieh të kryeqytetit, Aman, në agimin e së dielës”, sipas agjencisë Petra.

“Një person hapi zjarr ndaj një patrulle që vepronte në zonë, ku forcat e sigurisë arritën dhe gjetën njeriun që u përpoq të ikte,” raportoi agjencia, duke cituar autoritetet.

Autoritetet raporotjnë se burri i rrethuar nga policia “filloi të qëllonte mbi forcat e sigurisë, të cilët në këmbim zbatuan rregullat, duke vrarë autorin”.

Vitet e fundit, protesta kundër ambasadës izraelite janë zhvilluar rregullisht në lagjen Rabieh në veriperëndim të kryeqytetit jordanez.