Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (24.11.2024) në ora 10:00 në fshatin Romanovcë të Kumanovës, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin K.S (30) nga fshati Romanovcë.
“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta tip “Zoraki” me korniza dhe një kuti me 30 fishekë të kalibrit 9 mm. Personi në fjalë është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.