Taravari: Për gjashtë muaj në Spitalin e Gostivarit janë investuar rreth 400 mijë euro

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, e ka vizituar spitalin e Gostivarit, për të cilin tha se për gjashtë muaj janë investuar gjithsej 25 milionë denarë, ose rreth 400 mijë euro.

Marketing

Taravari tha se së shpejti do të paralajmërojnë edhe punësimin e atyre që janë me kontratë në vepër, të cilët do të marrin vendime, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Theksoj se Spitali i Gostivarit është lider me investime në këto pesë muaj të qeverisë së re. Përveç që dëgjoj prej pacientëve që spitali punon më në rregull, tash shoh investime edhe brenda edhe jashtë spitalit. Do të ketë oborr të ri, rrugë të re për autoambulancat, administratë e renovuar dhe ambulanca të renovuara. Në anestezeologji shoh aparatet e reja që janë sjellë, dy eko aparate të reja, dy EGK aparate të reja”.

“10 milionë denarë investim nga vet spitali dhe 15 milionë denar investime prej Ministrisë së Shëndetësisë, pra rreth 400 mijë euro investime në spitalin e Gostivarit. Synimi im ka qenë që kështu të udhëhiqet një spital. Shumë shpejt do të paralajmërojmë edhe punësimin e atyre që janë me kontrata të marrin vendime, 600 specialis dhe afër 1100 punëtorë të mesëm shëndetësor do të punësohen në spitalet në gjithë territorin e RMV-së”, tha Taravari./Telegrafi/