Kredia hungareze, deri në fund të javës përcaktohen kushtet

Pasi është arritur marrëveshje mes Qeverisë dhe një pjesë të madhe të bankave të vendit, që kredia hungareze në vlerë prej 250 milionë euro t’u ndahet kompanive me një normë interesi prej 1.95 për qind, si duket fitues do të dalin të gjitha palët, theksoi sot mes tjerash kryeministri i vendit, Mickoski. Ai theksoi se biznesi do të marrë hua, për investime të reja, por përfitues do të jenë të gjithë edhe shteti, edhe kompanitë edhe bankat, por edhe qytetarët.

Marketing

“Pas kësaj marrëveshjeje të cilën e arritëm me disa nga bankat, mund të them se jam shumë i gëzuar nga përgjegjësia dhe vetëdija me situatën e vështirë ekonomike në të cilën gjendet ekonomia jonë. Bisedat ishin të gjata, por tani mund të përfundojmë se kemi siguruar një hua me normë interesi historikisht më të ulëta prej 1.95 për qind, me një greis periudhë prej 3 viteve, në të cilën kompanitë do ta paguajnë vetëm kamatën dhe deri në 15 vite, koha e kthimit. Këtu sigurisht do të jetë edhe ideja që kompanitë projektin për të cilën kërkojnë mjete, të sigurojnë së 20 për qind nga mjetet vetanake.”, – deklaroi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Sipas kryeministrit, paratë do të përfundojnë në cikle investimi dhe projekte tashmë të planifikuara. Kompanitë, sipas tij duhet të përgatisin një plan të mirë biznesi dhe se deri në fund të javës duhet të përcaktohen plotësisht kushtet për marrjen e fondeve. Injeksioni financiar prej 250 milionë eurosh pritet të rrisë produktivitetin dhe të krijojë vende të reja pune.