Kuvend, vazhdon debati rreth amendamenteve për Propozim-buxhetin

Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet edhe sot vazhdon debati rreth amendamenteve për Propozim-buxhetin për vitin 2025.

Marketing

Debati për amendamentet filloi më 19 nëntor dhe duhet të përfundojë më së voni deri më 30 nëntor. Janë dorëzuar gjithsej 307 amendamente prej të cilave 204 janë nga LSDM-ja opozitare.

Pas debatit rreth amendamenteve, si propozim buxhetor plotësues ai kthehet në qeveri për miratim përfundimtar ku konform afateve ligjore duhet të votohet në Kuvend deri në fund të këtij viti kalendarik.