Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare, përcjell TV21. Gruaja ka lindur para disa ditësh në Klinikën Gjinekologjikenë Shkup. Ajo konsiderohet të jetë gruaja më e vjetër që ka lindur fëmijën e saj të parë në Maqedoni.
Sipas informacioneve të deritanishme, nëna dhe foshnja janë në gjendje stabile. Fëmija është ngjizur përmes procedurës in vitro.