Ekipi nuk është ekip i keq, ka një problem se është ndërtuar shumë vonë, në ditët e fundit të merkatos, dhe nuk kanë pasur as përgatitje të mira, janë afruar lojtarë që ne momentet e fundit kanë qenë pa ekipe. Klubi i ka marrë dhe nuk ka qenë asgjë e organizuar. Edhe para sezones ish-presidenti kishte vendosur që do të jetë fundi dhe në moment kyç tha se do të vazhdojmë edhe pak. Është nënshkruar një sponsorizim me një kompani turke. Dy javë para kompionatit është bërë një ekip, prandaj janë pasojat që i shohin tani. Tani që jemi rikthyer në klub, do të bëjmë më të mirën që ta rikthejmë klubin aty ku e ka vendin”,